Aktualitet

I shpallur në kërkim nga Gjermania, 26-vjeçari shqiptar kapet në Kapshticë

I riu shqiptar rezultonte i kërkuar nga autoritetet gjermane dhe është kapur nga policia kufitare e Kapshticës.

22 Shtator 2022, 18:02 Nga F.M
I shpallur në kërkim nga Gjermania, 26-vjeçari shqiptar kapet
Kapshticë

KAPSHTICË- Një 26-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në pikën kufitare të Kapshticës. I riu shqiptar rezultonte i kërkuar nga autoritetet gjermane dhe është kapur nga policia kufitare e Kapshticës në bashkëpunim me sektorin e verifikimit të pasaportave.

I riu shqiptar rezulton i kërkuar me urdhër arresti europian të lëshuar nga autoritetet gjermane. Ai akuzohet për vjedhje dhe grabitje. 

kapshtice arrestohet shqiptari ne kapshtice

Sondazh

Poll