Aktualitet

Identifikohet vrasësi i 19-vjeçarit Erjon Xhenje, në kërkim edhe për një tjetër ngjarje

Vrasësi i Erjon Xhenjes është një person me precedentë të mëparshëm kriminale dhe i shpallur në kërkim si i përfshirë në një ngjarje kriminale, të ndodhur pak kohë më parë në qytetin e Shkodrës.

22 Shtator 2022, 16:16 Nga k.m.
Identifikohet vrasësi i 19-vjeçarit Erjon Xhenje, në
Erjon Xhenje

SHKODËR- Identifikohet autori i vrasjes së 19-vjeçarit Erjon Xhenje, i cili u ekzekutua brenda një lokali mbrëmjen e së dielës në Shkodër. "Klan" mëson se ai është një person me precedentë të mëparshëm kriminale dhe i shpallur në kërkim si i përfshirë në një ngjarje kriminale, të ndodhur pak kohë më parë në qytetin e Shkodrës. Megjithatë, Policia e Shtetit nuk e ka bërë publik, emrin, por strukturat e saj po punojnë për kapjen e tij. 

Sa i takon pistave të hetimit, lidhur me shkakun e vrasjes, burime pranë grupit hetimor të Policisë së Shkodrës thonë se po punohet në dy drejtime, së pari në konfliktet e djemve të xhaxhait të viktimës Sehar dhe Shkëlzen Xhenje, të cilët janë emra të njohur për Policinë e Shkodrës.

Ndërkohë që pista e dytë është ajo e vrasjes së Ismet Çekorjes. Dyshohet se përveç përfshirjes së kushërinjve, edhe vetë 19-vjeçari ka qenë i përfshirë në vrasjen që ndodhi në fillim të shtatorit, po në lagjen Kiras, aty ku u ekzekutua edhe vetë.

erjon xhenje vritet erjon xhenje

Sondazh

Poll