Aktualitet

4950 m2 tokë në Ksamil me dokumenta false, Gjykata lë në arrest shtëpie 69-vjeçarin

Gjatë seancës prokurori Kledian Llaho ka kërkuar lënien në ‘Arrest me burg’ të Omerit, duke qënë se pyetjes në lidhje me falsifikimin e dokumentave i është përgjigjur: Nuk mbaj mend asgjë.

22 Shtator 2022, 17:43 Nga I.A
4950 m2 tokë në Ksamil me dokumenta false, Gjykata lë në
Gjykata e Sarandës

SARANDË- Gjykata e Sarandës ka lënë të lirë 69-vjeçarin Skënder Omeri, i cili u arrestua dje nga policia për falsifikim dokumentash. Mësohet se seanca për Omerin është zhvilluar në orën 14:00.

Gjatë seancës prokurori Kledian Llaho ka kërkuar lënien në ‘Arrest me burg’ të Omerit, duke qënë se pyetjes në lidhje me falsifikimin e dokumentave i është përgjigjur: Nuk mbaj mend asgjë.

Ndërsa avokati ka kërkuar një masë më të lehtë sigurimi për shkak të moshës, gjë që është pranuar Gjyqtari Alban Veçani, i cili e la Omerin me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Omeri akuzohet për falsifikim dokumentesh në formën e përdorimit dhe me pasoja të rënda lidhur me një trual 4950 m2 në bregdetin e Ksamilit të cilin ka tentuar ta regjistrojë në ASHK Sarandë.

 

skënder omeri gjykata e sarandës

Sondazh

Poll