Aktualitet

Shqiptari ndalohet në Kakavijë, rezulton i dënuar në Greqi, autoritetet e kthejnë mbrapsht

Ai është ndaluar nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Janinës.

22 Shtator 2022, 18:25 Nga F.M
Shqiptari ndalohet në Kakavijë, rezulton i dënuar në Greqi,
Kakavijë

KAKAVIJË- Një shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet greke është vënë në pranga në momentin që tentonte të futej në Shqipëri. Mësohet se shqiptari është kapur nga pala greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Ai është ndaluar nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Janinës. Pas verifikimeve, është vërtetuar se kishte urdhër arresti nga Prokurori i Hanias për “grabitje” dhe i dënuar nga Gjykata e Kretës me 1 vit e 3 muaj burg dhe 1000 euro gjobë për “armëmbajtje pa leje”.

Për pasojë, ai është kthyer mbrapsht në Greqi ku pritet të përfundojë pas hekurave.

arrestohet shqiptari ne kakavije kakavije

Sondazh

Poll