Aktualitet

Zjarri i përmasave të mëdha në Kaninë, mbërrin helikopteri në vendin e ngjarjes

Dy automjete të forcave zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes megjithatë terreni i vështirë ka pamundësuar ndërhyrjen e tyre, ndaj dhe tani ka nisur ndërhyrja nga ajri. 

22 Shtator 2022, 14:47 Nga k.m.
Zjarri i përmasave të mëdha në Kaninë, mbërrin
Foto ilustruese

VLORË- Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e fshatit Kaninë në Vlorë këtë të enjte. Mësohet se flakët janë përhapur fillimisht në një sipërfaqe me ullinj.

Dy automjete të forcave zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes megjithatë terreni i vështirë ka pamundësuar ndërhyrjen e tyre, ndaj dhe tani ka nisur ndërhyrja nga ajri. 

Sot, rreth orës 13:50, në një kodër të fshatit Kaninë, ka rënë zjarr dhe po digjen shkurre dhe një sipërfaqe toke me ullinj. Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit,”- thuhet në njoftimin e policisë.

kaninë zjarr ne kaninë

Sondazh

Poll