Aktualitet

Vdekja e turistes angleze në Sarandë, gjykata liron përgjegjësin e ekspeditës

Prokurorja Alba Dhima ka kërkuar fillimisht masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 30 ditë, por pas kërkesës së avokatit për garanci pasurore është tërhequr duke pranuar masën “garanci pasurore 1.5 milionë lekë të reja”.

22 Shtator 2022, 14:23 Nga A.B
Vdekja e turistes angleze në Sarandë, gjykata liron
Gjykata

SARANDË- Gjykata ka liruar nga burgu Saimir Kushova, i cili u akuzua se punësoi në mënyrë të paligjshme në grupin e tij të ekspeditës, 29-vjeçaren angleze që u mbyt në ujërat e Sarandës.

Prokurorja Alba Dhima ka kërkuar fillimisht masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 30 ditë, por pas kërkesës së avokatit për garanci pasurore është tërhequr duke pranuar masën “garanci pasurore 1.5 milionë lekë të reja”.

E njëjta masë është lënë në fuqi edhe nga Gjyqtari Fatmir Ndreu, duke lënë të lirë Kushovën e dyshuar për dy vepra, “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “punësim i paligjshëm”.

Si ndodhi ngjarja?

Dy ditë më parë, 8 të huaj bashkë me 3 shqiptarë ishin në anije. 29-vjeçarja, Rebecca Ganon kishte kryer zhytje për herë të fundit në janar të këtij viti, kurse shtetasit e tjerë të huaj kanë kryer edhe më parë zhytje. E reja ka arritur që të dalë në sipërfaqe të detit dhe ka bërë thirrje për ndihmë. Grupi me të cilin ishte i kanë bërë thirrje që të shtypë butonin e emergjencës, i cili hap jelekun e shpëtimit dhe lëshon bombulën e oksigjenit. Por 29-vjeçarja nuk ka arritur që ta shtypë dot.

I dashuri i 29 vjeçares ka sqaruar se doli në ajër, por varka ka qenë 30 metra larg. Ai ka ecur në ujë gjatë zhytjes kur ka dalë dhe ka kërkuar ndihmë. Ekuipazhi i anijes ka qenë i specializuar dhe përpara se të bëjnë zhytje të gjithë kanë plotësuar një formular që dinë që të kryejnë zhytje. Jashtë e kanë nxjerrë 3 pronarët e anijes specialistë në zhytje.

saimir kushova vdes turistja angleze ne sarande

Sondazh

Poll