Aktualitet

"Metoda e re" e shqiptarëve drejt Britanisë, 19-vjeçari ndalohet në aeroportin e Genovës me pasaportë sllovene

Iriu shqiptar u paraqit me një pasaportë sllovene që mbante foton e tij, e cila rezultoi e falsifikuar kjo pasi ndryshe nga Shqipëria, Sllovenia bën pjesë në zonën Shengen dhe për këtë arsye nuk ka nevojë për vizë.

22 Shtator 2022, 13:11 Nga d.a.
"Metoda e re" e shqiptarëve drejt Britanisë,
aeroport

ITALI- Një nëntëmbëdhjetë vjeçar shqiptar u arrestua nga policia kufitare e aeroportit Cristoforo Colombo të Genovës pasi tentoi të hipte në një aeroplan për në Londër duke treguar një pasaportë false.

Sipas mediave vendase, i riu shqiptar u paraqit me një pasaportë sllovene që mbante foton e tij, e cila rezultoi e falsifikuar kjo pasi ndryshe nga Shqipëria, Sllovenia bën pjesë në zonën Shengen dhe për këtë arsye nuk ka nevojë për vizë.

Specialistët e Njësisë së Dokumentarëve të rremë në policinë kufitare kanë marrë dijeni për dokumentin fals dhe kanë akuzuar të riun për krimin e prodhimit të një dokumenti fals të vlefshëm për ekstradim.

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll