Aktualitet

I dënuar për trafik droge, GJKKO konfiskon pasuritë e Emiljan Shegës, 1 apartamente dhe 5 toka

Apeli i GJKKO-se ka vendosur sot konfiskimin përfundimtar të pronave. Vendimi është marrë nga trupa gjykuese me Nertina Kosova (kryesuese), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Saida Dollani (anëtare). 

22 Shtator 2022, 13:36 Nga k.m.
I dënuar për trafik droge, GJKKO konfiskon pasuritë e Emiljan
Emiljan Shega

TIRANË- 1 apartament dhe 5 sipërfaqe toke, të gjitha në pronësi të Emiljan Shegës janë sekuestruar me urdhër të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Apeli i GJKKO-se ka vendosur sot konfiskimin përfundimtar të pronave. Vendimi është marrë nga trupa gjykuese me Nertina Kosova (kryesuese), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Saida Dollani (anëtare). 

Ai është arrestuar 12 vite më parë si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund. Gjatë aksionit të policisë, droga u gjet e fshehur nën parketin e dyshemesë, të mbuluar me qilimë, mbi të cilët ishte vendosur edhe një divan. Asokohe Shega u dënua me 10 vite burg nga autoritetet britanike.

NJOFTIMI I PLOTË NGA GJKKO: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar sot më datë 22.09.2022 shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 91, datë 06.05.2022, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt “ankim ndaj vendimit nr. 9, datë 18.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, lidhur me konfiskimin e pasurive të Emiljan Shegës personave të lidhur dhe personave të tretë, dhe vendosi: Ndryshimin pjesërisht të vendimit nr. 9, datë 18.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, duke vendosur konfiskimin e pasurive si më poshtë vijon:

1. Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 130 m2, {…}, në pronësi të Emiljan Shegës;

2. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 5667 m2, {…}, në bashkëpronësi të Emiljan Shegës dhe E.K.;

3. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 3782,6 m2, {…}, në bashkëpronësi të Emiljan Shegës dhe E.K.;

4. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 498,8 m2, {…}, në bashkëpronësi të Emiljan Shegës dhe R.K.;

5. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 17328,3 m2, {…}, në bashkëpronësi të Emiljan Shegës dhe R.K.;

6. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 7000 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve G.H. dhe M.K.

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 9, datë 18.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për pjesët e tjera të tij.

emiljan shega gjkko

Sondazh

Poll