Aktualitet

MAS kërkon t'i 'vërë drynin', kopshti i 'Turgut Ozal' vlerësohet nga Ambasada Amerikane! Çfarë fshihet pas vendimit të Ministrisë

Në foton e publikuar dy ditë më parë në llogarinë e Facebook-ut të Kopshtit shihet se si përfaqësues të Ambasadës kanë vizituar Kopshtin duke vlerësuar stafin.

21 Shtator 2022, 21:34 Nga e.k
MAS kërkon t'i 'vërë drynin', kopshti i
Edukatoret dhe ekipi i Ambasadës Amerikane në Tiranë

TIRANË- Një ditë më parë kopshti jopublik "Zübeyde Hanım", i cili është pjesë e shkollave Turgut Ozal me anë të një njoftimi shpërndarë prindërve njoftonte se me kërkesë të Ministrisë së Arsimit ky kopësht do të mbyllej. Kur nga ana e Ministrisë së Arsimit nuk kemi ende asnjë përgjigje kopshti që MAS kërkon t'i vërë drynin duket se është destinacioni i preferuar dhe i Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Në foton e publikuar dy ditë më parë në llogarinë e Facebook-ut të Kopshtit shihet se si përfaqësues të Ambasadës kanë vizituar Kopshtin duke vlerësuar stafin.

"Sot, në kopshtin “Zybeyde Hanim” erdhën miq të veçantë nga Ambasada Amerikane.
Ata vizituan ambientet plot dritë e ngrohtësi të kopshtit dhe panë me kënaqësi disa nga klasat ku fëmijët zhvillojnë aktivitete të ndryshme argëtuese dhe edukative. Falënderime për z. Keith E ëest dhe ekipin shoqërues! Mirënjohje miqve tanë për mbështetjen e vazhdueshme dhe shpresojmë për bashkëpunime të tjera. US Embassy Tirana", shkruhet krahas fotos së publikuar nga stafi.

Siç duket Kopshti që kërkohet të mbyllet pa asnjë arsye konkrete dhe të arsyetuar nga Ministria e Arsimit e cila ende nuk ka reaguar në lidhje me këtë vlerësohet nga Ambasada Amerikane.

mbyllet kopshti i turgut ozal ambasada amerikane

Sondazh

Poll