Aktualitet

VIDEO- Zjarri i madh në Patos, shkrumbohet banesa dy katëshe

Banesa dy katëshe e cila ndodhet në lagjen '29 marsi' është djegur e gjitha.

22 Shtator 2022, 13:19 Nga A.B
VIDEO- Zjarri i madh në Patos, shkrumbohet banesa dy katëshe
Zjarri

PATOS- Zjarri i madh i cili ka përfshirë ditën e sotme sipërfaqen të mëdha në Patos, ka shkrumbuar një banesë. Banesa dy katëshe e cila ndodhet në lagjen '29 marsi' është djegur e gjitha. Fatmirësisht, nëna me fëmijën kanë mundur të shpëtojnë. 

Zjarri i madh nisi sot në kodrat e Margëlliçit në Patos. Flakët dogjën një sipërfaqe të madhe e cila është zonë e kultivuar me ullinj. Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë njoftuar forcat zjarrfikëse.

zjarr ne patos

Sondazh

Poll