Politike

GJESTI- Habit Berisha: U ula tek ana e deputetëve socialistë, ja përse

Gjatë seancës së sotme plenare, Berisha është ulur në vendin e Klotilda Bushkës, gjest që e ka shpjeguar në Foltoren e Kuvendit

22 Shtator 2022, 13:08 Nga k.m.
GJESTI- Habit Berisha: U ula tek ana e deputetëve socialistë, ja
Sali Berisha i ulur nga krahu i socialistëve

TIRANË- Numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një ndryshim si kurrë më parë. Gjatë seancës së sotme plenare, Berisha është ulur në vendin e Klotilda Bushkës, gjest që e ka shpjeguar në Foltoren e Kuvendit, me arsyetimin se edhe PD ishin përfaqësues të socialistëve në sallë.

"Prita i ulur në një karrige të deputetëve të deputetëve socialistë, e bëra për t'u thënë që avokatër të vetëm janë demokratët. Do vazhdojmë gjer në fund të jemi zëvendës të interesave qytetare. Në këtë mënyrë sesi është katandis ky parlament sot më shumë se kurrë qytetarët shqiptarë kanë nevojë për përfaqësim,"- tha Berisha.

sali berisha klotilda bushka seance plenare 22 shtator 2022

Sondazh

Poll