Sport

E zbulon Corriere dello Sport, Rrahmani vjen i dëmtuar te Kombëtarja e Kosovës! Zbulohet gjendja e mbrojtësit

Gjatë ditës së djeshme Amir Rrahmani nuk kishte marrë pjesë në dy stërvitjet e para të Kombëtares së Kosovës.

21 Shtator 2022, 22:23 Nga DOSJA

E zbulon Corriere dello Sport, Rrahmani vjen i dëmtuar te Kombëtarja e

KOSOVË- Në shtëpinë e Napolit bie alarmi për Rrahmanin. Gazeta italiane Corriere dello Sport në artikullin e publikuar shkruan se mbrojtësi, i cili iu përgjigj thirrjes së trajnerit të Kosovës Alain Giresse për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Irlandës së Veriut dhe Qipros, mund të mos luajë të parën nga dy ndeshjet për shkak të problemeve fizike.

Gjatë ditës së djeshme Amir Rrahmani nuk kishte marrë pjesë në dy stërvitjet e para të Kombëtares së Kosovës. Sidoqoftë, duhen bërë vlerësime dhe testime tjera shtesë për të kuptuar nëse kapiteni i “dardanëve” do të jetë i gatshëm të zbresë në fushë kundër Irlandës së Veriut.

Indikacionet e para tregojnë një problem muskulor dhe gjithçka lidhet me ndeshjen kundër Milanit ku lojtari ndjehu shqetësim pak para përfundimit të ndeshjes. Rrhamani luajti tetë nga nëntë ndeshjet zyrtare të Napolit mes kampionatit dhe Champions League si titullar, duke munguar vetëm ndeshjen në shtëpi kundër Lecces për shkak të kartonave.

E.Ç (Dosja.al)

kosova rrahmani

Sondazh

Poll