Aktualitet

Qytetarët i besojnë miellin, 37-vjeçarja nga Fieri ikën jashtë shtetit…

Por administratorja e subjektit që merret me përpunimin e miellit, grumbulloi gjithë mallin dhe më pas u largua jashtë vendit.

22 Shtator 2022, 11:25 Nga k.m.
Qytetarët i besojnë miellin, 37-vjeçarja nga Fieri ikën
Foto ilustruese

FIER- Një 37-vjeçare do të duhet të përballet me prokurorinë për shkak se nuk kreu detyrimin që kishte ndaj qytetarëve që i besuan asaj miellin për t'ja përpunuar. Por administratorja e subjektit që merret me përpunimin e miellit, grumbulloi gjithë mallin dhe më pas u largua jashtë vendit. Më pas, u largua jashtë vendit duke mos kryer përpunimin që kishte marrë përsipër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori në ngarkim të shtetases E. S., 37 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se duke qenë administratore e një subjekti me aktivitet tregtar përpunimin e miellit, ka grumbulluar nga qytetarë të ndryshëm sasi mielli, me qëllim përpunimin e tyre, dhe është larguar jashtë shtetit duke mos e kryer përpunimin e marrë përsipër nga subjekti tregtar i administruar prej saj,”-bëri me dije Policia. 

fier

Sondazh

Poll