Aktualitet

Shqiptari kapet me 20,000 paund të fshehura në "baguette"

Valentin Gjoni, 54 vjeç, nga Chessington në Londrën e Madhe ishte në një makinë me dy persona të tjerë, të ndaluar nga oficerët e Forcave Kufitare në tetor 2020 duke udhëtuar jashtë Mbretërisë së Bashkuar përmes terminalit të Eurotunnelit në Folkestone.

22 Shtator 2022, 10:06 Nga k.m.

 

Shqiptari kapet me 20,000 paund të fshehura në "baguette"
Foto ilustruese

 

BRITANI E MADHE- Një shqiptar u përpoq të fshihte 20,000 £ para në dorë si bagueta të mbështjella me fletë allumini.

Sipas mediave të huaja, Valentin Gjoni, 54 vjeç, nga Chessington në Londrën e Madhe ishte në një makinë me dy persona të tjerë, të ndaluar nga oficerët e Forcave Kufitare në tetor 2020 duke udhëtuar jashtë Mbretërisë së Bashkuar përmes terminalit të Eurotunnelit në Folkestone.

Ai u tha oficerëve se po udhëtonin për në Itali dhe më pas në Shqipëri dhe se nuk kishte para në automjet, por pas një kontrolli, ata gjetën më shumë se 20,000 £ të mbështjellë brenda "baguette". Policia e Kentit u njoftua dhe paratë u sekuestruan sipas ligjit për të ardhurat e përfituara nga krimi.

Në total plot 40,440 paund iu sekuestruan Gjonit nga Policia e Kentit, përveç kësaj ai nuk u dënua për ndonjë vepër penale.

valentin gjoni

Sondazh

Poll