Aktualitet

Aksident në Elbasan, furgoni përplaset me motorin, ndërron jetë 72-vjeçari

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Bishqem të Elbasanit.

22 Shtator 2022, 10:31 Nga k.m.
Aksident në Elbasan, furgoni përplaset me motorin, ndërron
Pamje nga aksidenti

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, ku një furgon ka përplasur një motor, e si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 72-vjeçari, Myslym Saliu. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Bishqem të Elbasanit. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, i cili edhe pse është dërguar në spital, nuk ka mundur që t'u mbijetojë plagëve të marrë. 

Policia ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Peqin/Informacion paraprak

Më datë 22.09.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bishqem, mjeti furgon tip “Ford”, me drejtues shtetasin D. A., banues në Elbasan, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. S. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën, në spital, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi M. S., rreth 72 vjeç, banues në fshatin Bishqem, Peqin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Ndërsa vetëm një ditë më parë në të njëjtin aks ndodhi një tjetër aksident fatal ku humbi jetën një person. Mbrëmjen e djeshme dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në fshatin Karinë. Drejtuesi i njërit prej mjeteve ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

elbasan aksident ne elbasan myslym saliu

Sondazh

Poll