Aktualitet

Përplasen ashensorët në minierën e Bulqizës, minatorët u bllokuan 3 orë

Ngjarja ka ndodhur në minierën e madhe AlB-Chrome në pusin nr.1, ku minatorët kanë mbetur të bllokuar për rreth 3 orë.

22 Shtator 2022, 11:02 Nga k.m.
Përplasen ashensorët në minierën e
Foto ilustruese

BULQIZË- Ngatërrimi kavove të dy ashensorëve që shërbejnë për transportin e minatorëve dhe ai i kromit janë përplasur me njëri-tjetrin. Kështu kanë rrezikuar jetën minatorëve të turnit të tretë dhe parë të ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në minierën e madhe AlB-Chrome në pusin nr.1, ku minatorët kanë mbetur të bllokuar për rreth 3 orë.

Është dashur ndërhyrja e ekipit të avari shpëtimit, të cilët erdhën me urgjencë nga Tirana, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e minatorëve.

alb-chrome bulqize

Sondazh

Poll