Bota

FOTO/ Putin urdhëroi mobilizim të pjesshëm të ushtrisë, shpërthejnë protestat në Rusi! Mbi 100 persona të arrestuar

Mbi 100 persona raportohet se janë arrestuar gjatë protestave, që nga autoritetet cilësohen tubime të paligjshme.

21 Shtator 2022, 19:41 Nga e.k
FOTO/ Putin urdhëroi mobilizim të pjesshëm të ushtrisë,
Pamje nga protesta

RUSI- Rusët kanë dalë këtë të mërkurë në protestë, pasi presidenti Vladimir Putin bëri të ditur se ka nënshkruar një dekret për mobilizim të pjesshëm ushtarak në Rusi, me qëllim aneksimin e një pjese të Ukrainës.
Mbi 100 persona raportohet se janë arrestuar gjatë protestave, që nga autoritetet cilësohen tubime të paligjshme.

FOTO/ Putin urdhëroi mobilizim të pjesshëm të ushtrisë,

Në mediat sociale u shpërndanë imazhet e grupeve të vogla të protestuesve që mbanin tabela për të kundërshtuar urdhrat e Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm.

Presidenti rus, Vladimir Putin, bëri të ditur se ka nënshkruar një dekret për mobilizim të pjesshëm ushtarak në Rusi.

Njoftimi vjen në kohën kur pushtimi i Ukrainës, me urdhër të tij, është në muajin e shtatë. Putin, po ashtu, paralajmëroi Perëndimin se Rusia do t’i përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur territorin e saj dhe tha se “ky nuk është një mashtrim”.

Një ditë më herët, rajonet e pushtuara nga Rusia në Ukrainën lindore dhe jugore shpallën planet për të mbajtur referendume për bashkim me Rusinë. Referendumet, të cilat pritej të zhvilloheshin që në muajt e parë të luftës, do të fillojnë më 23 shtator në rajonet Luhansk e Kherson, si dhe në Zaporizhja e Donjesk. Dy të fundit kontrollohen pjesërisht nga Rusia.

rusi vladimir putin

Sondazh

Poll