Bota

Biden në OKB bën njoftimin e rëndësishëm: SHBA jep 2.9 miliardë dollarë për sigurinë ushqimore në Ukrainë dhe në botë

Investimi prej 2.9 miliardë dollarësh synon të mbështesë furnizimin me ushqim të botë, në kohën e pushtimit rus të Ukrainës, inflacionit dhe çështjeve të tjera të zinxhirit të furnizimit. Paketa përfshin 2 miliardë dollarë ndihmë humanitare globale nëpërmjet USAID-it, Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar.

21 Shtator 2022, 18:17 Nga e.k
Biden në OKB bën njoftimin e rëndësishëm: SHBA jep 2.9
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden njoftoi të mërkurën se SHBA do të ofrojë 2.9 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë ushqimore globale. Deklaratën e bëri gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Joe BidenBota u testua dhe ne nuk hezituam. Ne zgjodhëm lirinë. Ne zgjodhëm sovranitetin. Ne zgjodhëm parimet të cilave u respekton çdo palë në kartën e Kombeve të Bashkuara. Ne qëndruam me Ukrainën. Ashtu si ju, Shtetet e Bashkuara duan që kjo luftë të përfundojë me kushte të drejta, me kushtet për të cilat ne të gjithë jemi nënshkruar, që ju nuk mund të kapni territorin e një kombi me forcë. Ne duhet të jemi të qartë, të vendosur dhe të palëkundur në vendosmërinë tonë. Ukraina ka të njëjtat të drejta që i takojnë çdo kombi sovran. Ne do të solidarizohemi me Ukrainën, do të solidarizohemi kundër agresionit të Rusisë.

Investimi prej 2.9 miliardë dollarësh synon të mbështesë furnizimin me ushqim të botë, në kohën e pushtimit rus të Ukrainës, inflacionit dhe çështjeve të tjera të zinxhirit të furnizimit. Paketa përfshin 2 miliardë dollarë ndihmë humanitare globale nëpërmjet USAID-it, Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar.

joe biden okb

Sondazh

Poll