Bota

Parashikuesja zbërthen të ardhmen: Harry do bëhet Mbret brenda 8 viteve, Diana e ka takuar Mbretëreshën, kishin gjëra për të sqaruar

Parashikuesja thotë madje se e ndjera Princeshë Diana ka kontaktuar Mbretëreshën që prej vdekjes së saj e rë dyja tashmë po përqafohen.

21 Shtator 2022, 19:21 Nga F.M
Parashikuesja zbërthen të ardhmen: Harry do bëhet Mbret brenda 8
Familja Mbretërore

BRITANI E MADHE- Një parashikuese tregon se Princi Harry mund të përfundojë duke marrë kurorën dhe të kurorëzohet Mbret brenda tetë viteve. Jasmine Rose Anderson pretendon se rrethanat e jashtëzakonshme do ta vendosin Harry-n në fron, maksimumi deri në vitin 2030 pas një tjetër krize të madhe financiare që do të mbërthejë vendin.

Ajo thotë se ishte në gjendje të kanalizonte shpirtin e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth për ta konfirmuar këtë e shton se Mbretëresha nuk ka asnjë rezervë për marrjen e fronit nga Charles. Por, Jasmine treogn se sheh Dukën e Sussex-it që përfundimisht të bëhet mbret, pavarësisht se është i pesti në radhën e fronit pas krizës ekonomike – të cilën Banka Botërore e ka parashikuar për vitin 2023 me një recesion të afërt.

“Mbretëresha ndjen se është më e sigurta në duart e tij, por e di se në fund do të bëhet e Ëilliam. Ajo do të donte të shihte Charles të mbretëronte për të paktën 15 vitet e ardhshme. Fatkeqësisht, unë nuk e shoh këtë rast. Unë shoh numrat tre dhe pesë të lidhur me këtë. Mund të jetë vetëm tre javë. Mund të nënkuptojë muajin e tretë ose 3 deri në pesë vjet. Koha është një koncept i krijuar nga njeriu, kështu që është e vështirë të shihet saktësisht se kur do të jetë kjo, sepse tani po shoh disa afate kohore të hapura për këtë dhe kjo varet nga veprimet e ardhshme që do të ndërmerren”- u shpreh ajo.

“Kurora mund të jetë edhe e Harryt brenda tetë viteve të ardhshme. Shikoni këtë lojë sepse do të ketë ndryshime të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar dhe si shoqëri në tërësi, duke përfshirë një përplasje financiare deri në fund të vitit,”- vijoi ajo.

Parashikuesja thotë madje se e ndjera Princeshë Diana ka kontaktuar Mbretëreshën që prej vdekjes së saj e rë dyja tashmë po përqafohen.

“Unë i shoh Elizabethën dhe Dianën që afrohen me një përqafim të ngrohtë. Ata kanë shumë për të folur. Kjo ishte një marrëdhënie shumë e tensionuar për Dianën kur ajo ishte gjallë. Ka shumë ndjenja konfliktuale. Ndjej se kur ajo fillimisht ndërroi jetë kishte ndjenja zemërimi dhe trishtimi gjithashtu një ndjenjë tradhtie,”- tha parashikuesja ndër të tjera.

princ harry jasmine rose anderson

Sondazh

Poll