Bota

Putini shpalli mobilizim të pjesshëm/ Ministrat europianë takim të jashtëzakonshëm në New York

Kujtojmë se më herët ditën e sotme, Zëdhënësi i Komisionit Europian Peter Stano, nisi një sulm ndaj Vladimir Putin, duke folur për një “bixhoz shumë të rrezikshëm bërthamor” nga presidenti rus.

21 Shtator 2022, 19:10 Nga e.k
Putini shpalli mobilizim të pjesshëm/ Ministrat europianë takim
Jospeh Borrell

BRUKSEL- Fjalimi i Vladimir Putin që shpalli mobilizimin e pjesshëm shtatë muaj pas pushtimit të Ukrainës ka shkaktuar një reagim zinxhir. Ministrat e jashtëm evropianë që ndodhen në Neë York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pritet të mbajnë një takim urgjent me fokus zhvillimet në Ukrainë.

Kujtojmë se më herët ditën e sotme, Zëdhënësi i Komisionit Europian Peter Stano, nisi një sulm ndaj Vladimir Putin, duke folur për një “bixhoz shumë të rrezikshëm bërthamor” nga presidenti rus.

“Putini po përdor armët bërthamore si pjesë e arsenalit të tij të terrorit dhe kjo është e papranueshme”, tha ai, ndërsa i këri thirrje KE që të bëjë presion ndaj tij për të ndaluar këtë sjellje të papërgjegjshme.

Ky takim vjen pas deklaratave të presidentit rus, Vladimir Putin se do të shpalli mobilizim të pjesshëm të ushtrisë sa i përket luftës në Ukrainë. Putin u shpreh se nuk do të lejojë perëndimin të shantazhojë Rusinë teksa u shpreh se është e rrezikshme për Rusinë të dobësojë sovranitetin e saj qoftë dhe për një moment të vetëm.

peter stano joseph borrell bashkimi europian

Sondazh

Poll