Bota

I vdes gruaja nga tumori, kolegët e një 47-vjeçari i japin një muaj leje për të qëndruar me fëmijët

Ansa.it shkruan se Andrea Leoni, një shofer autobusi 48-vjeçar në San Donà di Piave, humbi së fundmi gruan e tij 47-vjeçare Chiara Batacchi nga kanceri.

21 Shtator 2022, 18:19 Nga I.A

 

I vdes gruaja nga tumori, kolegët e një 47-vjeçari i japin
Foto Ilustruese

 

ITALI- Kolegët e një burri, gruaja e të cilit vdiq nga kanceri pranë Venecias u mblodhën së bashku dhe i 'dhuruan' atij 270 orë pushime në mënyrë që ai të mund të kujdeset për dy fëmijët. Ansa.it shkruan se Andrea Leoni, një shofer autobusi 48-vjeçar në San Donà di Piave, humbi së fundmi gruan e tij 47-vjeçare Chiara Batacchi nga kanceri.

Ai kishte shfrytëzuar të gjitha pushimet e tij duke u kujdesur për të dhe dy fëmijët e tyre 11 dhe 13 vjeç. Kështu kolegët e tij hapën një apel në Telegram dhe deri të martën vonë kishin arritur të grumbullonin 270 orë pushime të dhuruara për shoferin e porsa ve. Orari është rreth 30 ditë pushimi.

"Do të paguhem gjatë muajit të pushimit, përndryshe nuk do të kisha marrë leje dhe do të kisha humbur gjithçka. Unë mund të jem me fëmijët e mi në këtë kohë të trishtuar", tha Leoni.

andrea leoni

Sondazh

Poll