Sport

Nëna e Kylian Mbappe, e përfshirë në rastin e sulmit të dhunshëm ndaj Hamraoui…

Fayza Lamari konfirmoi për mediat, se ajo kishte qenë në kontakt me Aminata Diallo, por mohoi kategorikisht, se ajo i kishte ofruar ndonjë lloj mbështetjeje në favor të lojtares.

21 Shtator 2022, 15:00 Nga DOSJA

Nëna e Kylian Mbappe, e përfshirë në rastin e sulmit të

FRANCE - Sipas gazetës franceze ‘Le Parisien’, Fayza Lamari, nëna e Kylian Mbappé, do të përfshihet në rastin, në lidhje me sulmin ndaj lojtares së PSG-së, Kheira Hamraoui në nëntor 2021.

Aminata Diallo është në paraburgim, ​​pasi dyshohet se kishte përgatitur një sulm kundër ish-shoqes të saj të skuadrës dhe se do të ndihej e mbrojtur, për shkak të një farë afërsie që kishte me nënën e Mbappe.

Ndërkohë, nëna e yllit francez konfirmoi për mediat, se ajo kishte qenë në kontakt me Aminata Diallo, por mohoi kategorikisht, se ajo i kishte ofruar ndonjë lloj mbështetjeje në favor të lojtares që ajo të merrte një rinovim të kontratës nga bordin e PSG-së.

Përveç kësaj, familja e Mbappé, ka në pronësi kompaninë e produksionit 'Zebra Valley', e cila po bënte një dokumentar për jetën dhe karrierën e Diallo. Pasi sulmet ndaj Hamraoui u bënë publike, kompania vendosi të pezullojë regjistrimet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll