Politike

Rama e Vuçiç takohen në OKB, Presidenti i Serbisë: Një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit

Vuçiç shkruan se një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit, referuar nismës ku bëjnë pjesë dy liderët.

20 Shtator 2022, 20:14 Nga F.M
Rama e Vuçiç takohen në OKB, Presidenti i Serbisë:
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç

NJU JORK- Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç janë takuar  përpara çeljes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti serb përmes një postimi në Instagram. Vuçiç ka publikuar një foto ku shihet krah Ramës. Në përshkrimin e fotos, Vuçiç shkruan se një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit, referuar nismës ku bëjnë pjesë dy liderët.

“Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për  këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit tonë,”- shkruan Vuçiç.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

edi rama aleksander vucic

Sondazh

Poll