Aktualitet

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Të arrestuarit janë identifikuar me iniciale të identifikuar si: F. Q., 52 vjeç; H. B., 59 vjeç; Sh. A., 57 vjeç dhe D. Y., 50 vjeç.

20 Shtator 2022, 14:54 Nga k.m.
Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3
Pamje nga aksioni

TIRANË- Finalizohen brenda 12 orëve, 2 operacione policore, ndërsa në pranga kanë përfunduar 3 persona. Burime zyrtare nga Policia bënë me dije se në kuadër të operacionit “Wares 2” u vu në pranga një person i shpallur në kërkim, ndërsa me operacionin “Contraband 2” u arrestuan dy persona. Të arrestuarit janë identifikuar me iniciale të identifikuar si: F. Q., 52 vjeç; H. B., 59 vjeç; Sh. A., 57 vjeç dhe D. Y., 50 vjeç.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Finalizohen brenda 12 orëve, 2 operacione policore, të koduara "Wares 2" dhe "Contraband 2". Operacionet u zhvilluan nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë. Gjatë operacionit policor të koduar "Wares 2" u vu në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Wares”. Gjatë operacionit policor të koduar "Contraband 2" u goditën dy raste të kontrabandës, u vunë në pranga 2 shtetas dhe u sekuestruan mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar janë finalizuar dy operacione policore, në kuadër të të cilëve janë arrestuar 3 shtetas. Në kuadër të operacionit policor të koduar "Wares 2" u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim F. Q., 52 vjeç. Ky shtetas u shpall në kërkim gjatë operacionit policor të koduar "Wares", i zhvilluar disa ditë më parë, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi H. B., 59 vjeç, i cili furnizonte me mallra (veshje) të dyshuara kontrabandë, dyqanin në pronësi të 52-vjeçarit.
------
Në kuadër të operacionit policor të koduar "Contraband 2" u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: - Sh. A., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera, "Fshehja e të ardhurave" dhe" Mospagimi i taksave dhe tatimeve". Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një magazinë në pronësi të shtetasit Sh. A. kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, mallra të ndryshme që dyshohen se janë futur kontrabandë në vendin tonë. - D. Y., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore të akcizës", "Tregtimi dhe tansportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë", “Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe "Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale". Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit D. Y., në rrugën "Ymer Kurti", shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, steka me cigare të llojeve të ndryshme dhe arka me pije energjike, të dyshuara të kontrabanduara. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

operacioni wares 2 operacioni contraband 2 tirane policia e shtetit

Sondazh

Poll