Sport

Patrik Schick, “Lojtari më i mirë’ në Çeki…

Sulmuesi 26-vjeçar i Bayer Leverkusen, rikthehet në kombëtaren e Republikës Çeke, pasi mungoi në ndeshjet e qershorit për shkak të dëmtimit.

20 Shtator 2022, 15:35 Nga DOSJA

Patrik Schick, “Lojtari më i mirë’ në

ÇEKI - Patrik Schick u shpall lojtari më i mirë në Çeki këtë të martë. Sulmuesi i Bayer Leverkusen mundi mesfushorin Toumas Soucek (West Ham) dhe portierin Tomas Vaclík (Olympiakos) për të marrë çmimin për herë të pare në karrierën e tij

Një çmim, që vjen pas sezonit më pjellor të karrierës së Patrik Schick. Në 2021/22, me Bayer Leverkusen, ai shënoi 24 gola dhe dha tre asistime në 31 ndeshje, duke thyer për herë të parë barrierën e dy duzina golave.

Ky vlerësim do të jetë një tonik i rëndësishëm për sulmuesin 26-vjeçar, i cili u rikthye në kombëtaren e Republikës Çeke këtë shtator, pasi mungoi në ndeshjet e qershorit për shkak të dëmtimit. Me 17 gola në 33 ndeshje, ai do të jetë një ‘armë’ e rëndësishme për Çekinë, e cila do të përballet me Portugalinë (24 shtator) në turin e pestë të Grupit A2 të Nation League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll