Politike

Sulmet kibernetike në Shqipëri, Yuri Kim: Keqdashësit u përpopën të minojnë besimin në demokraci

Kim i quajti sulmet si keqdashëse të cilat duan që të minojnë besimin në demokraci. 

20 Shtator 2022, 10:24 Nga A.B
Sulmet kibernetike në Shqipëri, Yuri Kim: Keqdashësit u
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim komentoi edhe një herë sulmet kibernetike që iu bënë Shqipërisë nga Irani. Teksa ishte e ftuar në aktivitetin e Dhomës Amerikane të Tregtisë ajo i quajti sulmet si keqdashëse të cilat duan që të minojnë besimin në demokraci. 

'Ka disa njerëz të jashtëzakonshëm që kanë ardhur në këtë konferencë. Do të kisha dashur që ta kisha pasur kalanderin tim bosh sot dhe nesër që të merrja pjesë në këto diskutime. Ata do të flasin për rrisqet, rreziqet e kibernetikës, Ky diskutim nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të volitshme se kjo. Drejtuesit vendor kanë një rol më rëndësi në demokraci. Ju e dini se çfarë prioritetesh ka për të pasur një jetë në të sigurt. Rishtas në Shqipërisë, siç e kemi pasur muajt e fundit, mbrojtjen e disa keqdashësve që përpiqen që të minojnë besimin në demokraci, ku iu prishet qetësia qytetarëve. SHBA janë këtu për të ndihmuar. Kemi ndihmuar për masat kibernetike. Për shkak të varësisë së qytetarëve nga rrjetet sociale, kemi nevojë për partneritet.”, tha ambasadorja Kim.

Ç’ndodhi javën e kaluar?

Nga ora 20:00 e datës 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK".

Menjëherë kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohej me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet dhe një ditë më pas sqaroi opinionin publik se asnjë e dhënë nuk është prekur nga sulmi. Më herët vendi ynë shkëputi marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas vërtetimit të akuzave se ishte pikërisht Irani ai që fshihej pas sulmeve kibernetike më datë 17 korrik që nxorrën jashtë funksionit faqen e shërbimeve qeveritare e-Albania duke rrezikuar seriozisht sigurinë kombëtare për shkak të të dhënave të qytetarëve që mund të ekspozoheshin.

yuri kim irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll