Aktualitet

Vrau vëllain dhe kunatën, Arsen Muskurti ankimon vendimin e arrestit me burg

Në ankimin e dorëzuar në gjykatë nga avokati, kërkohet që të kryhet akt ekspertimi i shëndetit mendor.

20 Shtator 2022, 09:11 Nga A.B
Vrau vëllain dhe kunatën, Arsen Muskurti ankimon vendimin e arrestit
Arsen Muskurti

TIRANË- Arsen Muskurti, personi i cili është i akuzuar për vrasjen e vëllait dhe kunatës së tij, Alban dhe Nora Muskurti, ka ankimuar vendimin e arrestit në burg. Në ankimin e dorëzuar në gjykatë nga avokati, kërkohet që të kryhet akt ekspertimi i shëndetit mendor, me pretendimin se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ky pretendim u bë dhe më herët nga avokati i Muskurtit, i cili deklaroi se autori ka marrë në të shkuarën ilaçe për shëndetin mendor.

SI NDODHI KRIMI?

Vrasja e dyfishtë ndodhi pasditen e 30 gushti në kryeqytet. 38-vjeçari Arsen Muskurti vrau me armë zjarri Alban dhe Nora Muskurtin brenda biznesit të tyre, pas konflikteve të vazhdueshme për pronat. Muskurti u la në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës dhe ndaj tij janë ngritur dy akuza: “Vrasja në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë seancës ai u shfaq i përlotur duke u shprehur se kishte depozituar shtatë kallëzime në drejtim të vëllait e kunatës, pas konflikteve për pronat. 

arsen muskurti

Sondazh

Poll