Bota

Sveçla: Një polici serb të Kosovës iu dogj makina me targa RKS, Vuçiç të mos përkrah dhunën

Sveçla ka shkruar në Twitter se pjesëtarit serb të PK-së, që kishte makinën me targa legale të Kosovës, i është djegur makina.

19 Shtator 2022, 19:10 Nga I.A
Sveçla: Një polici serb të Kosovës iu dogj makina me targa
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë se një pjesëtar serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale. Sveçla ka shkruar në Twitter se pjesëtarit serb të PK-së, që kishte makinën me targa legale të Kosovës, i është djegur makina. Për këtë ai akuzon strukturat ilegale, që veprojnë në veri të Kosovës.

“Tendencat për të ndjellur frikë vazhdojnë. Sot një tjetër oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale, të cilat dogjën veturën e tij me targa legale RKS. Kjo është një thirrje e hapur për t’u luftuar institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Svecla.

Sveçla i kërkon Vuciç që të mos i përkrah strukturat ilegale.

“I kërkojmë Vuciçit të ndalojë së përkrahuri veprimet e dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës”, shkruhet në postimin e Sveçles.

 

xhelal sveçla

Sondazh

Poll