Bota

FOTOLAJM/ Meghan Markle fotografohet e përlotur në funeralin e Mbretëreshës Elisabeth II

Mbreti Charles III, 73 vjeç, u fotografua duke fshirë lotët ndërsa ishte ulur me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, duke përfshirë gruan e tij, Camilla dhe Princin ëilliam. Gruaja e Princit Eduard, Sophie, kontesha e Wessex, u pa gjithashtu duke i fshirë sytë me një pecetë.

19 Shtator 2022, 17:42 Nga e.k
FOTOLAJM/ Meghan Markle fotografohet e përlotur në funeralin e
Princi Harry dhe Meghan Markle

BRITANI- Meghan Markle u emocionua në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II. Dukesha e Sussex-it u pa duke fshirë lotët ndërsa arkivoli i monarkes së ndjerë u transferua në një makinë për në Wellington Arch. Nga atje, arkivoli i Mbretëreshës u nis për udhëtimin e fundit në Kështjellën Windsor.

FOTOLAJM/ Meghan Markle fotografohet e përlotur në funeralin e

Për ngjarjen historike, Markle mbajti vathët me diamant dhe perla që monarkja e ndjerë i dhuroi asaj, si dhe një fustan Stella McCartney që kishte veshur më parë për të nderuar Mbretëreshën në një rast të veçantë. Megjithatë, Markle nuk ishte e vetmja mbretërore që u emocionua gjatë mëngjesit.

Mbreti Charles III, 73 vjeç, u fotografua duke fshirë lotët ndërsa ishte ulur me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, duke përfshirë gruan e tij, Camilla dhe Princin ëilliam. Gruaja e Princit Eduard, Sophie, kontesha e Wessex, u pa gjithashtu duke i fshirë sytë me një pecetë.

Mbretëresha Elisabeth po përcillet sot në banesën e fundit. Ajo do të varroset pranë bashkëshortit të saj të ndjerë, Princit Philip në Kështjellën Windsor. Trupi i saj qëndroi për në Kështjellën Westminster Abbey për t'i dhënë mundësi miliona britanikëve për të kryer homazhe në nder të monarkes më jetëgjatë në fronin britanik. Liderë nga e gjithë bota po marrin pjesë në funeralin e saj. Presidenti amerikan Joe Biden, presidenti francez Emannuel Macron dhe liderë të tjerë i dhanë lamtumirën e fundit kreut të shtetit britanik. Kortezhi mortor kaloi në rrugët e Londrëz kiu u përshëndet nga miliona njerëz të cilët hodhën trënbdafila dhe duartrokitën për herë të fundit Mbretëreshën Elisabeth II.

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll