Bota

FOTO/ Princesha Charlotte shpërthen në lot në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II

7-vjeçarja u emocionua teksa arkivoli i mbretëreshës u zhvendos nga një karrocë armësh në një makinë funerali. Mediat britanike kanë publikuar foto nga momenti ku princesha është parë e prekur dhe që nuk i ka mbajtur lotët.

19 Shtator 2022, 17:27 Nga e.k
FOTO/ Princesha Charlotte shpërthen në lot në funeralin e
Princesha Charlotte

BRITANI- Princesha Charlotte shpërtheu duke qarë pas ceremonisë së varrimit të stërgjyshes së saj Mbretëreshës Elizabeth II.

7-vjeçarja u emocionua teksa arkivoli i mbretëreshës u zhvendos nga një karrocë armësh në një makinë funerali. Mediat britanike kanë publikuar foto nga momenti ku princesha është parë e prekur dhe që nuk i ka mbajtur lotët.

FOTO/ Princesha Charlotte shpërthen në lot në funeralin e

Charlotte mori pjesë në funeralin e monarkes së ndjerë së bashku me vëllain e saj Princin George, 9 vjeç. Princi Louis, 4 vjeç, nuk mori pjesë në shërbim për shkak të moshës së tij.

Mbretëresha Elisabeth po përcillet sot në banesën e fundit. Ajo do të varroset pranë bashkëshortit të saj të ndjerë, Princit Philip në Kështjellën Windsor. Trupi i saj qëndroi për në Kështjellën Westminster Abbey për t'i dhënë mundësi miliona britanikëve për të kryer homazhe në nder të monarkes më jetëgjatë në fronin britanik. Liderë nga e gjithë bota po marrin pjesë në funeralin e saj. Presidenti amerikan Joe Biden, presidenti francez Emannuel Macron dhe liderë të tjerë i dhanë lamtumirën e fundit kreut të shtetit britanik. Kortezhi mortor kaloi në rrugët e Londrëz kiu u përshëndet nga miliona njerëz të cilët hodhën trënbdafila dhe duartrokitën për herë të fundit Mbretëreshën Elisabeth II.

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll