Bota

FOTO/ Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeta II mbërrin në kapelën e Shën George

Shërbesa do të drejtohet nga dekani i Windsor, David Conner. Në mbrëmje, Mbretëresha do të prehet pranë bashkëshortit të saj të ndjerë, Dukës së Edinburgut.

19 Shtator 2022, 17:21 Nga e.k
FOTO/ Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeta II mbërrin në
Arkivoli i Mbrtëreshës mbërrin në kapelen e Shën George

BRITANI- Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeta II mbërriti në kapelën e Shën George, aty ajo ku do të prehet.

Shërbesa do të drejtohet nga dekani i Windsor, David Conner. Në mbrëmje, Mbretëresha do të prehet pranë bashkëshortit të saj të ndjerë, Dukës së Edinburgut.

Ajo do të varroset në Kapelën Përkujtimore të Mbretit George VI, pjesë e kapelës së Shën Gjergjit, ku gjithçka do të jetë private, larg syve të kamerave dhe me familjen mbretërore të pranishme.

Mbretëresha Elisabeth po përcillet sot në banesën e fundit. Ajo do të varroset pranë bashkëshortit të saj të ndjerë, Princit Philip në Kështjellën Windsor. Trupi i saj qëndroi për në Kështjellën Westminster Abbey për t'i dhënë mundësi miliona britanikëve për të kryer homazhe në nder të monarkes më jetëgjatë në fronin britanik. Liderë nga e gjithë bota po marrin pjesë në funeralin e saj. Presidenti amerikan Joe Biden, presidenti francez Emannuel Macron dhe liderë të tjerë i dhanë lamtumirën e fundit kreut të shtetit britanik. Kortezhi mortor kaloi në rrugët e Londrëz kiu u përshëndet nga miliona njerëz të cilët hodhën trënbdafila dhe duartrokitën për herë të fundit Mbretëreshën Elisabeth II.

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll