Bota

Charles III vijon traditën mbretërore! Lë shënimin e tij në letër mbi arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II

Në letër, nën mbishkrimin ‘Pallati Buckingham’, lexohet ‘Në kujtim të dashur dhe të përkushtuar, Charles R. “R” pas emrit të Charles qëndron për Rex, fjala latine për fjalën “mbret”

19 Shtator 2022, 16:52 Nga e.k
Charles III vijon traditën mbretërore! Lë shënimin e tij
Letra e shkruan nga Mbreti Charles III

BRITANI- Mes trëndafilave të kopshtit dhe barbarozave mbi arkivolin e monarkes së fundit të Britanisë qëndron një letër e bardhë e shkruajtur nga Mbreti i sapoemëruar Charles III dedikuar nënës së tij, Mbretëreshës. Mbreti i ri ka zgjedhur të jetë i drejtpërdrejtë dhe i qartë në shënimin e tij i cili nuk duket të jetë më i gjatë se 1 fjali.

"Në kujtim të dashur dhe të përkushtuar. Charles R.”, shkruhet në të nga djali i saj, i cili ka marrë dhe fronin.

Në letër, nën mbishkrimin ‘Pallati Buckingham’, lexohet ‘Në kujtim të dashur dhe të përkushtuar, Charles R. “R” pas emrit të Charles qëndron për Rex, fjala latine për fjalën “mbret”

Ky gjest ndjek një traditë brenda familjes mbretërore. Në funeralin e Princit Philip në prill 2021, Mbretëresha vendosi gjithashtu një shënim të shkruar me dorë në lulet e bardha që kurorëzuan arkivolin e burrit të saj.

Mbretëresha Elisabeth po përcillet sot në banesën e fundit. Ajo do të varroset pranë bashkëshortit të saj të ndjerë, Princit Philip në Kështjellën Windsor. Trupi i saj qëndroi për në Kështjellën Westminster Abbey për t'i dhënë mundësi miliona britanikëve për të kryer homazhe në nder të monarkes më jetëgjatë në fronin britanik. Liderë nga e gjithë bota po marrin pjesë në funeralin e saj. Presidenti amerikan Joe Biden, presidenti francez Emannuel Macron dhe liderë të tjerë i dhanë lamtumirën e fundit kreut të shtetit britanik. Kortezhi mortor kaloi në rrugët e Londrëz kiu u përshëndet nga miliona njerëz të cilët hodhën trënbdafila dhe duartrokitën për herë të fundit Mbretëreshën Elisabeth II.

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll