Bota

FOTOLAJM/ Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! 2 qenushët e Mbretëreshës presin kortezhin në Kështjellën Windsor

Muick dhe Sandy janë parë duke pritur kortezhin që mbante arkivolin e Mbretëreshës në bazilikën e Shën Gjergjit. Ato janë dy corgi-t e fundit që zotëronte Mbretëresha.

19 Shtator 2022, 16:59 Nga e.k
FOTOLAJM/ Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! 2 qenushët e
Qenushët e Mbretëreshës

BRITANI- Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, nuk mund të përfytyrohej funerali i mbretëreshës pa praninë e qenushëve të saj. 

Së bashku me dy roje mbretërore ato janë shfaqur në hyrje të Kështjellës Windsor.

FOTOLAJM/ Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! 2 qenushët e

Muick dhe Sandy janë parë duke pritur kortezhin që mbante arkivolin e Mbretëreshës në bazilikën e Shën Gjergjit. Ato janë dy corgi-t e fundit që zotëronte Mbretëresha.

Ata tani do të vendosen nën kujdesin e Princit Andreë dhe ish-bashkëshortes së tij, Sarah Ferguson.

Mbretëresha Elisabeth po përcillet sot në banesën e fundit. Ajo do të varroset pranë bashkëshortit të saj të ndjerë, Princit Philip në Kështjellën Windsor. Trupi i saj qëndroi për në Kështjellën Westminster Abbey për t'i dhënë mundësi miliona britanikëve për të kryer homazhe në nder të monarkes më jetëgjatë në fronin britanik. Liderë nga e gjithë bota po marrin pjesë në funeralin e saj. Presidenti amerikan Joe Biden, presidenti francez Emannuel Macron dhe liderë të tjerë i dhanë lamtumirën e fundit kreut të shtetit britanik. Kortezhi mortor kaloi në rrugët e Londrëz kiu u përshëndet nga miliona njerëz të cilët hodhën trënbdafila dhe duartrokitën për herë të fundit Mbretëreshën Elisabeth II.

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll