Bota

FOTO/ Kortezhi mbërrin në Kështjellën Windsor, qytetarët duartrokasin ndërkohë që Garda nderon me të shtëna armësh monarken

Kështjella ka qenë e banuar vazhdimisht nga 40 monarkë për pothuajse 1000 vjet dhe kishte një rëndësi të veçantë për mbretëreshën e ndjerë gjatë gjithë jetës së saj. Si adoleshente, princesha e atëhershme Elizabeth u dërgua në kështjellë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Londra u përball me kërcënimin e bombardimeve. Gjatë muajve të pandemisë ajo ishte kthyer në një shtëpi të dytë për monarken pasi kalonte shumë kohë mes gjelbërimit dhe qetësisë së bashku me bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip

19 Shtator 2022, 16:31 Nga e.k
FOTO/ Kortezhi mbërrin në Kështjellën Windsor,
Pamje nga kortezhi mortor i Mbretëreshës Elisabeth

BRITANI- Kortezhi mortor i Mbretëreshës Elisabeth II po afrohet drejt Kështjellës Windsor. Mijëra njerëz janë rreshtuar për të pritur për herë të fundit Mbretëreshën Elisabeth II dhe për të nderuar përkushtimin e saj për kombin e Mbretërisë së Bashkuar.

FOTO/ Kortezhi mbërrin në Kështjellën Windsor,

Kështjella ka qenë e banuar vazhdimisht nga 40 monarkë për pothuajse 1000 vjet dhe kishte një rëndësi të veçantë për mbretëreshën e ndjerë gjatë gjithë jetës së saj. Si adoleshente, princesha e atëhershme Elizabeth u dërgua në kështjellë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Londra u përball me kërcënimin e bombardimeve. Gjatë muajve të pandemisë ajo ishte kthyer në një shtëpi të dytë për monarken pasi kalonte shumë kohë mes gjelbërimit dhe qetësisë së bashku me bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip

FOTO/ Kortezhi mbërrin në Kështjellën Windsor,

Mbretresha Eëlisabeth ka mbërritur në Long ëalk ku ushtarët e kanë nderuar me të shtana armësh ndërsa njerëzit duartrokisnin.

Mbretëresha Elisabeth po përcillet sot në banesën e fundit. Ajo do të varroset pranë bashkëshortit të saj të ndjerë, Princit Philip në Kështjellën Windsor. Trupi i saj qëndroi për në Kështjellën Westminster Abbey për t'i dhënë mundësi miliona britanikëve për të kryer homazhe në nder të monarkes më jetëgjatë në fronin britanik. Liderë nga e gjithë bota po marrin pjesë në funeralin e saj. Presidenti amerikan Joe Biden, presidenti francez Emannuel Macron dhe liderë të tjerë i dhanë lamtumirën e fundit kreut të shtetit britanik. Kortezhi mortor kaloi në rrugët e Londrëz kiu u përshëndet nga miliona njerëz të cilët hodhën trënbdafila dhe duartrokitën për herë të fundit Mbretëreshën Elisabeth II.

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll