Politike

Fluturimet e luksit të qeverisë/ Veliaj shpenzon dy herë më shumë se Rama për bileta të avionit

Për këtë periudhë në prokurimet publike rezultojnë të mbyllura 70 tenderime për fluturime.

18 Shtator 2022, 17:52 Nga k.m.
Fluturimet e luksit të qeverisë/ Veliaj shpenzon dy herë më
Erion Veliaj

Vetëm për dy javë institucionet shtetërore do të shpenzojnë të paktën 14 milionë ose e thënë ndryshe 120 mijë euro vetëm për bileta udhëtimi. Për këtë periudhë në prokurimet publike rezultojnë të mbyllura 70 tenderime për fluturime.

Në websiten e APP nëse do të shikojmë tenderat, vihet re se dominojnë pikërisht udhëtimet jashtë vendit të administratës. Kjo edhe pse është premtuar që në kohë krize do të ulen shpenzimet e panevojshme.

Por cili është institucioni që kryeson për biletat e udhëtimit. Bashkia e Tiranës nuk ka vetëm këshilltarë më shumë se çdokush tjetër, por në dy javë kap edhe dyfishin e fluturimeve të Kryeministrisë apo dhe të Ministrisë së Financave. Erion Veliaj do të shpenzojë 2 669 389 (dy milion e gjashtëqind e gjashtëdhejetë e nëntë mijë e treqind e tetëdhjetë e nëntë lekë) për udhëtime me avionë, pa përfshirë dietat apo hoteleritë.

Institucioni pauses është Këshilli i ministrave me 922 595 lekë ndërsa në po të njëjtin raport është dhe Ministria e Arsimit me 829 619 lekë. Ministria e Bujqësisë në total procedura tenderuese me objekt bileta udhëtimi ka 251 140 lekë ndërsa 20 bileta nga Ministria e Financave arrijnë koston e 1 038 400 lekësh./OraNews

erion veliaj udhetimet e erion veliajt

Sondazh

Poll