Aktualitet

PLAGOSJA në Korçë, dëshmia e 53-vjeçarit: S'e njoh autorin. Shënjestra ishte një tjetër brenda lokalit

Raportohet se Berberi nuk është person me probleme dhe as me precedentë të mëparshëm penalë.

19 Shtator 2022, 09:34 Nga A.B
PLAGOSJA në Korçë, dëshmia e 53-vjeçarit: S'e
Policia

KORÇË-Romeo Berberi ka dëshmuar në Polici se nuk e njeh personin që e plagosi me armë zjarri në këmbë. 53-vjeçari mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.16 te “Xhamia e Re”, në Korçë. Raportohet se Berberi nuk është person me probleme dhe as me precedentë të mëparshëm penalë. Ndërsa Policia pretendon se nuk ishte ai shënjestra e atentatit. 

Dyshohet se objektiv ka qënë një tjetër person brenda lokalit ku gjendej mbrëmjen e djeshme i plagosuri, por nga të shtënat me armë autori ka goditur 53-vjeçarin.

Pas plagosjes, ai mori ndihmën e duhur mjekësore në spital, ndërsa tashmë raportohet se gjendja e tij është e qëndrueshme.

Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje veç të plagosurin edhe disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por deri tani nuk ka mundur të nxjerrë informacione të vlefshme, që do bënin të mundur identifikimin e autorit dhe motivin e ngjarjes. Ndërsa autorit ndodhet në arrati.

romeo berberi plagosje ne korce

Sondazh

Poll