Aktualitet

'Duam 100 € ndihmë'/ Paralajmërimi i studentëve: S'nisim shkollën me xhepa bosh

Ata kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë mësimin kur të nisë vitit akademik, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre

19 Shtator 2022, 08:07 Nga A.B
'Duam 100 € ndihmë'/ Paralajmërimi i studentëve:
Studentet

TIRANË- Studentët kanë dorëzuar ditën e sotme në Kryeministri peticionin e firmosur prej tyre, ku kërkojnë rimbursim nga qeveria me 100 euro në muaj. Ata kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë mësimin kur të nisë vitit akademik, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. Në një prononcim për mediat, një prej studentëve që do të dorëzojë dhe peticionin në Kryeministri, pohoi se tashmë Tirana, që është shpallur kryeqyteti europian i rinisë, po boshatiset. Ai tha se studentët duan ndihmë financiare nga qeveria.

“Kemi bërë një tentativë për t’i tërhequr vëmendje zotit kryeministër. Shpesh herë, siç e thatë dhe ju, kryeministri nuk i merr parasysh kërkesat. Organizon borde fiktive, që mund të vihen në dyshim nëse janë të sakta. zërin e studentëve e kemi parë gjithmonë se sa sukses kanë. Këtë vit bëhet dhe më e vështirë, pasi janë rritur çmimet e shportës. Tirana, kryeqyteti evropian i rinisë po i dënon të rinjtë, po i largon duke mos i siguruar asgjë. Kjo nismë e jona është për t’i tërhequr vëmendje kryeministrit, seku ndodhemi ne. është nismë ligjore, jo radikale. Mund të kemi dhe organizime të tjera. Do bëjmë dakord me të tjerët, por në rrugë ligjore do dorëzojmë peticionin e mbi 6 mijë studentëve. Ka dy javë që është nisur peticioni. Është e pamundur që të nisë viti akademik këtë vit. Xhepat e studentëve janë bosh. Duke ditur falangat e Kryeministrisë dhe zjarrshuesit e protestave që i ka gjithmonë të tij në dispozicion, do ketë tentativa për protesta. Fillimisht është pak largpamëse që mund të ketë një dhjetor të tretë, por mos u ngatërroni kurrë me studentët në dhjetor.”, tha studenti.

'Duam 100 € ndihmë'/ Paralajmërimi i studentëve:

Sipas studentëve, rimbursimi duhet të kryhet për shkak se kostot e jetesës janë rritur. Ndër të tjera, ata thonë se e kanë të pamundur t’i përballojnë kostot, aq më tepër ku qiratë e apartamenteve kanë shkuar në çmimin minimal prej 300 euro.

Po ashtu, përveç studentëve, janë dhe pedagogët ata që kanë paralajmëruar mos nisje të procesit mësimor më 17 tetor, nëse qeveria nuk do të marrë masa për të plotësuar kërkesat e tyre, ku njëra prej tyre është rritja e pagave. 

protesta e studenteve studentet

Sondazh

Poll