Aktualitet

FOTO- Atentati në Shkodër, ky është 19-vjeçari që mbeti i vrarë teksa po pinte kafe

I riu u qëllua me 5 plumba, të cilët rezultuan fatal, duke i marrë jetën në vend.

19 Shtator 2022, 08:14 Nga A.B
FOTO- Atentati në Shkodër, ky është 19-vjeçari
Vendi i ngjarjes

SHKODËR- Personi në foto është 19-vjeçari, Erjon Xhenje, i cili u vra pasditen e djeshme me armë zjarri teksa pinte kafe në një lokal. I riu, do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit.

FOTO- Atentati në Shkodër, ky është 19-vjeçari

I riu u qëllua me 5 plumba, të cilët rezultuan fatal, duke i marrë jetën në vend. Autorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë, e cila u gjet pak minuta më pas e djegur në lagjen “Guerrile”. Policia është ende në kërkim të autorëve ndërkohë që mbetet ende mister arsyeja e vrasjes. 

Erjon Xhenje, rezulton të jetë i afërm i Sehar Xhenjës, i cili është në kërkim për tentativë vrasjeje pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021. Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç dhe dhe Shkelzen Xhenja, 29-vjeç.

vritet erjon xhenje

Sondazh

Poll