Aktualitet

Atentati në Shkodër/DETAJE, 19-vjeçari punonte te ferma e Bilalit, shkak dyshohet rivaliteti mes bandave

Dyshohet se atentati mund të ketë lidhje mes rivalitetit të bandave të dy fiseve, Bajri dhe Lici.

19 Shtator 2022, 08:27 Nga A.B
Atentati në Shkodër/DETAJE, 19-vjeçari punonte te ferma e
Lokali

SHKODËR- I riu i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e kaluar në një lokal në Shkodër, punonte në fermën e kuajve në pronësi të Asmer Bilalit. Erjon Xhenje kishte lidhje me emrin e njohur të botës së krimit në Shkodër. Dyshohet se atentati mund të ketë lidhje mes rivalitetit të bandave të dy fiseve, Bajri dhe Lici.

KUSH ËSHTË ASMER BILALI?

Asmer Bilali, është me precedentë penalë të mëparëshëm në policinë e Shkodrës si i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit. Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë. Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit.

Erjon Xhenje u qëllua me mbi 30 fishekë plumbash nga persona të paidentifikuar mbrëmjen e djeshme në Shkodër. 19-vjeçari ishte ulur në një lokal, duke konsumuar kafe. Ai u qëllua me 5 plumba, të cilët rezultuan fatal, duke i marrë jetën në vend, ndërsa autorët nuk janë kapur akoma.

vritet erjon xhenje

Sondazh

Poll