Aktualitet

Shqiptarët drejt Britanisë! Rama për 'The Telegraph': Historitë me shumë të ardhura do i çojnë në ferr

Rama u tha të rinjve shqiptarë se ata duhet t’i investojnë paratë në bizneset e turizmit rural duke fituar kështu më shumë sesa mund të fitonin në Britaninë e Madhe.

19 Shtator 2022, 08:43 Nga A.B
Shqiptarët drejt Britanisë! Rama për 'The Telegraph':
Emigrante

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të ndalojë kalimin e Kanalit Anglez me varka të vogla. Kjo thirrje u bë gjatë intervistës së dhënë për median britanike 'The Telegraph'. 

Rama u tha të rinjve shqiptarë se ata duhet t’i investojnë paratë në bizneset e turizmit rural duke fituar kështu më shumë sesa mund të fitonin në Britaninë e Madhe.

Qeveria shqiptare do të sigurojë mbështetje financiare për të mbështetur plane të tilla mes shqetësimeve se numri i të rinjve shqiptarë që kërkojnë të kalojnë Kanalin po rritet”, tha ai.

I pyetur në fundjavë për eksodin nëpër Kanal, Rama u tha gazetarëve:

“Së pari, do të doja t’u bëja thirrje të gjithëve që të mos ecin në atë rrugë sepse do të jetë gjithnjë e më e vështirë, do të bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë dhe shumica do të dështojnë. Shqipëria nuk mund t’u ofronte shqiptarëve të njëjtat “kushte” si Britania e Madhe apo Gjermania. Ne nuk jemi magjistarë,” tha ai. 

Por ai këmbënguli se Shqipëria kishte “shumë mundësi” për ata që “me të vërtetë duan të arrijnë suksesin e tyre përmes punës”.

Rama sugjeroi se 20,000 ose 30,000 £ që njerëzit po paguanin trafikantët për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar, me mbështetjen e qeverisë, mund t’u mundësonin atyre të ndërtonin biznese “agroturizmi” bazuar në pronat e vogla të prindërve ose gjyshërve të tyre.

“Mund të fitoni shumë më tepër para se sa mundeni nga një punë e zakonshme në Mbretërinë e Bashkuar, nëse nuk përfshiheni me rrjete kriminale që mund t’ju joshin me histori me më shumë të ardhura, por që përfundimisht të çojnë në ferr,” tha ai.

Numri i shqiptarëve që rrezikojnë jetën për të udhëtuar drejt Anglisë për një jetë më të mirë është rritur ndjeshën këtë sezon veror dhe është kthyer në një problem për autoritetet e Britanisë së Madhe. Shifrat zyrtare flasin për mijëra shqiptarë që zgjedhin të blejnë vdekjen me para, paguajnë udhëtimin me gomone nga Franca drejt Britanisë, vetëm që të largohen nga Shqipëria.

edi rama shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll