Aktualitet

Konfiskimi i kateve pa leje, Tomorri: Rama e bëri VKM për t'i shpëtuar oligarkët nga burgu

Tomorri thotë se qeveria është ajo që po shpëton oligarkët e jo drejtësia siç tha Rama në konferencën e së shtunës

19 Shtator 2022, 07:50 Nga A.B
Konfiskimi i kateve pa leje, Tomorri: Rama e bëri VKM për t'i
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka deklaruar se VKM e firmosur nga kryeministri Edi Rama për katet pa leje është një shpëtim që po u bën oligarkëve për të mos përfunduar në burg. Përmes një reagimi në rrjetin social, Tomorri thotë se qeveria është ajo që po shpëton oligarkët e jo drejtësia siç tha Rama në konferencën e së shtunës. Sipas tij, qeveria e ka shndërruar ligjin në një kamzhik, që u sherben të fortëve dhe godet të dobtët.

POSTIMI I TOMORRIT:

Po VKM-ne, Gjykata e beri? Doli kryeministri dhe tha qe une nuk genjej asnjehere kur flas para popullit. Por ne fakt genjeu dhe haptazi madje. “Nuk kam se cfare t’u bej te pasurve qe kane ndertuar pa leje- tha- sepse ata blejne prokurorine dhe gjykaten.” Por te pavertete me te madhe se kjo nuk ka. Te pasurit qe kane ndertuar pa leje i shpetoi qeveria e para. Ne 29 qershor, Kryeministri ka firmosur nje VKM, e cila thote se ata qe kane ndertuar shtesa katesh mbi lejen, u lind e drejta t’i legalizojne duke aplikuar per ndryshimin e lejes. Dhe kryeministri e di shume mire pse e beri ate VKM. E beri per te shpetuar nga burgu disa nga keta oligarket, qe thote se nuk ka cfare u ben. Pra nuk i shpetoi gjykata te pasurit, por qeveria. Dhe me ate VKM u ligjeruan shtesat e paligjshme te te pakten 3 kullave ne Tirane. Nuk ka asnje lidhje gjykata ketu. Problemi eshte vetem qeveria, e cila e ka shnderruar ligjin ne nje kamzhik, qe u sherben te forteve dhe godet te dobtet. Pra, plaken qe ndertoi kotecin, e terhoqen zvarre policet e qeverise, jo gjykata. Ata qe kane ngritur perbindeshat e betonit deri ne qiell, i puth qeveria, jo gjykata. U ben dhe VKM te qepur si kostum me porosi. Vetem emri i mungon VKM-se, emri i atij per te cilin po behet. Keshtu qe genjeu sa deshi. Ah po, e tha nje te vertete sot. Tha mes rreshtave qe e kam leshuar Lulin. Kjo eshte e vertete. Sic eshte e vertete edhe tjetra, te cilen nuk e tha. Ate se ka filluar lojen per te zgjedhur kryetarin ose kryetaren e re qe do mbaje vulen. Kryeministri te pasurve nuk ka cfare u ben, por opoziten e sistemon.

Konfiskimi i kateve pa leje, Tomorri: Rama e bëri VKM për t'i

Lufta ndaj ndërtimeve pa leje për qëllim përfitimi u shpall nga kryeministri Edi Rama, i cili e shpalosi para drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, si një nga prioritetet e detyrës së tij. Kreu i qeverisë fajësoi shefat e komisariateve për ngritjen e ndërtesave pa leje në mes të Tiranës, të cilët janë bërë të gjithë nën hetim. Ditën e djeshme u publikua edhe VKM për këtë vendim. 

VKM-ja e publikuar në Fletoren Zyrtare thekson se brenda 6 muajve do të ngrihet regjistri i pronave të konfiskuara. Gjoba për ndërtimet pa leje do të jetë sa vlera e punimeve të kryera, por jo më pak se 500 mijë lekë. Fondet e mbledhura depozitohen në thesar dhe do të përdoren për të strehuar qytetarë e familje që shpronësohen për llogari të projekteve. Shpenzimet noteriale mbulohen nga subjekti zhvillues.

 

klodian tomorri konfiskimi i kullave

Sondazh

Poll