Aktualitet

Vrasja e 19-vjeçarit, Artan Hoxha: Shkodra nuk zhgënjen, çunat e paskan luajtur 1-sh

Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha, ka ironizuar Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë Mehmet Rrumbullaku, ndërkohë që shkruan se Shkodra nuk zhgënjen kurrë.

18 Shtator 2022, 21:28 Nga I.A
Vrasja e 19-vjeçarit, Artan Hoxha: Shkodra nuk zhgënjen,
Artan Hoxha

SHKODËR- Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për vrasjen e të riut sot në Shkodër. Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha, ka ironizuar Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë Mehmet Rrumbullaku, ndërkohë që shkruan se Shkodra nuk zhgënjen kurrë. Po ashtu Hoxha shkruan se çunat sot e kanë luajtur 1-sh, duke theksuar këtu ekzekutimin e 19-vjeçarit në lokal.

Postimi i Plotë:

Respekte nga Ekuadori,…
Por mendjen e kemi në atdhe.
Shkodra nuk te “zhgenjen” kurre.
Nuk flas për Vllaznine, se ate po e mund dhe Erzeni Shijakut, flas per Kirasin…
Meqe i rihapi qeveria keto lojerat e fatit online, Flachscore sapo me njoftoi, se “çunat” e “Rrumbullakosen” skedinen në Kiras të Shkodres…
E paskan luajtur 1-sh….
One shot, one kill….
Me mjekrat, si po shkon brisku???!!!

artan hoxha erjon xhenje vritet erjon xhenje

Sondazh

Poll