Aktualitet

DETAJE/ Breshëri plumbash ndaj Xhenjes, autorët largohen me shpejtësi me motoçikletë

Dyshohet se i riu i vrarë ruhej prej ditësh nga autorët, ndërkohë që këta të fundit janë larguar nga vendngjarja me shpejtësi me një motoçikletë.

18 Shtator 2022, 21:07 Nga I.A

DETAJE/ Breshëri plumbash ndaj Xhenjes, autorët largohen me

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Shkodër. Mësohet se autorët kanë qëlluar viktimën Erjon Xhenje me mbi 30 fishekë plumbash. 

Dyshohet se i riu i vrarë ruhej prej ditësh nga autorët, ndërkohë që këta të fundit janë larguar nga vendngjarja me shpejtësi me një motoçikletë. Ata janë futur nëpër rrugicat e qytetit për të humbur gjurmët. Në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka rrethuar zonën së bashku me grupin hetimor dhe po bën ekzaminimet e vendgjarjes.

erjon xhenje vritet erjon xhenje

Sondazh

Poll