Politike

Denoncimi i fortë te Berisha: Plas sherri me armë midis drejtorit dhe nëndrejtorit të policisë në Shkodër

15 Gusht 2019, 16:55 Nga DOSJA
Denoncimi i fortë te Berisha: Plas sherri me armë midis drejtorit dhe

TIRANË– Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një polici në Shkodër, i cili tregon sherrin që ka ndodhur pak ditë më parë në komisariat.

Sipas denoncimit, bëhet me dije se drejtori i bluve në Shkodër, Niko Brahimaj dhe nën drejtori Skënder Hital janë përfshirë në sherr për të ndarë paratë që vijnë nga ryshfeti i kamionëve me dru.

Në denoncim shtohet se janë rreth 1 milion lekë të vjetra në ditë që ndahen midis tyre, para që merret nga rreth 20 kamionë me dru.

“Narkodrejtor Niko Brahimaj dhe narkonendrejtori i tij, per ryshfete hiqen ne alltia! Ata ndajne çdo dite 1 milione lek ryshfete nga kamionet me trupa, akuzon polici dixhital! Lexoni mesazhin e tij. sb

Pershendetje z.Berisha Jam nje punonjes i policise shkoder,ne shkoder ka plas sherri midis drejtorit Niko Brahimaj dhe nen Drejtorit Skender Hita te dy kan nxjerr armet dhe sherri per kete eshte qe nendrejtori nuk ka dorezu te gjitha leket e kamionave te te druve qe çdo dite kalojn 20 kamion me trupa dhe te dy bashk çdo dite ndajn 1 milion lek te vjetra.Kjo eshte policia krimit,te lutem anonim tek juve eshte shpresa e fundit”, është ky postimi i Berishës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denoncimi tek berisha niko brahimaj sali berisha sherri ne policine e shkodres skënder hital denoncimi tek berisha niko brahimaj sali berisha sherri ne policine e shkodres skënder hital

Sondazh

Poll