Politike

Hetimi i Valdrin Pjetrit, Rama: S’është kriminel! Të ndryshojmë ligjin, partitë s’verifikojnë dot kandidatët

Shefi i qeverisë thotë se Pjetri nuk është kriminel, dhe se ka qenë një punonjës model edhe në kohën e PD. Rama thekson se shteti duhet të bëjë verifikimin e kandidatëve që regjistrohen në zgjedhje, e jo partitë.
Featured image of article: Hetimi i Valdrin Pjetrit, Rama: S’është kriminel! Të ndryshojmë ligjin, partitë s’verifikojnë dot kandidatët Pjetri dhe Rama
Përditësuar:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish për akuzat e Partisë Demokratike, në ngarkim të ish-kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetri. Shefi i qeverisë thotë se Pjetri nuk është kriminel, dhe se ka qenë një punonjës model edhe në kohën e PD. Ajo që sipas Ramës është e patolerueshme, është fshehja e ngjarjes. Përgjegjësitë politike, për të janë të qarta. “Partitë nuk verifikojnë dot kandidatët”-thotë Rama, e më tej shton se ligji duhet të ndryshojë. Rama thekson se shteti duhet të bëjë verifikimin e kandidatëve që regjistrohen në zgjedhje, e jo partitë.

Reagimi i plotë:

Valdrin Pjetri nuk është kriminel! Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrësesi njeriun një kriminel! Por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme!

Partitë nuk verifikojnë dot të dhëna individuale jashtë afateve të përcaktuara nga shtetet për dëshminë e penalitetit. Ato merren vetëm me kërkesë nga policia ose prokuroria. Koha të fusim në ligj afate verifikimi shtetëror të kandidaturave para regjistrimit të tyre në zgjedhje!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar. Ai duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetëdeklarimit të rremë.

Jo vetëm kaq,po është koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur.Çdo vetëdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal.Përgjegjësia individuale s’mund të ketë më asnjë fije kosto kolektive.

Tri ditë më parë, Partia Demokratike publikoi dokumentet ku sipas tyre vërtetohet se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë. Pjetri nga ana tjetër, dha dje dorëheqjen dhe tha se do të fokusohet në zbardhjen e të vërtetës, duke mohuar dënimin. Rama pezulloi të gjitha funksionet e tij në Parti, ndërkohë që ende ka ngërç lidhur me datën e re të zgjedhjeve në Shkodër.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment