Bota

Partia e Macron ndryshon emër, nga sot quhet “Rilindja”

Anëtarët e partisë u takuan të shtunën në Carrousel të Luvrit.

18 Shtator 2022, 09:02 Nga A.B
Partia e Macron ndryshon emër, nga sot quhet “Rilindja”
Emmanuel Macron

FRANCË- Partia e presidentit francez, Emmanuel Macron ka ndryshuar emrë. Nga sot partia e Macron-it do të quhet “Rilindja”. Anëtarët e partisë u takuan të shtunën në Carrousel të Luvrit, pak metra larg Piramidës ku presidenti më i ri i Republikës Franceze festoi fitoren e tij të parë të vitit 2017.

Pa unitet, ekstremet do të fitojnë”, tha Macron, tashmë kryetar i “Rilindjes”, e cila fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në maj ndaj kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila fitoi 42% të votave.

Rilindja do të drejtohet nga eurodeputeti Stéphane Séjourné, i afërt me presidentin aktual. Sejourne, 37 vjeç, zëvendëson Stanislas Guerini, ministër aktual për Transformimin dhe Administratën Publike. Macron, i cili nuk mori pjesë në kongres, do të jetë president nderi i partisë. Prillin e kaluar, Macron u kërkoi të gjitha partive të mazhorancës presidenciale të themelojnë një lëvizje të madhe politike, pavarësisht dallimeve të tyre të vogla ideologjike. Ai e bëri këtë thirrje mes dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale dhe me sytë e orientuar drejt zgjedhjeve legjislative të qershorit. Partia e tij humbi shumicën absolute në Asamblenë Kombëtare në ato zgjedhje.

emmanuel macron france

Sondazh

Poll