Bota

I dërguari i Papa Françeskut në Ukrainë sulmohet me armë zjarri gjatë misionit humanitar

Kardinali Konrad Krajewski, Prefekt i Dikasterit për Shërbimin e Bamirësisë së bashku me grupin humnaitar u përfshinë nga disa të shtëna me armë teksa dërgonte ndihma humanitare në emër të Papa Françeskut pranë qytetit ukrainas të Zaporizhzhia, por arritën të shpëtonin.

18 Shtator 2022, 08:50 Nga s.s
I dërguari i Papa Françeskut në Ukrainë sulmohet me
Kardinali Konrad Krajewski

UKRAINË- Kardinali Konrad Krajewski, Prefekt i Dikasterit për Shërbimin e Bamirësisë së bashku me grupin humnaitar u përfshinë nga disa të shtëna me armë teksa dërgonte ndihma humanitare në emër të Papa Françeskut pranë qytetit ukrainas të Zaporizhzhia, por arritën të shpëtonin.

Kardinali Konrad Krajewski ndodhet aktualisht në Ukrainë për herë të katërt që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt. Ai është atje për të ofruar ndihma humanitare, rruzare dhe afërsi shpirtërore në emër të Papa Françeskut, i cili dërgoi Prefektin e Dikasterit për Shërbimin e Bamirësisë. Kardinali me origjinë polake udhëtoi fillimisht në Odessa, më pas në Zaporizhzhia, ku ndodhet aktualisht. Misioni i tij duhet ta çojë atë pranë Kharkiv, raporton odessa-journal.

“Ata takuan njerëz dhe shkarkuan ushqimin, por në fazën e dytë të planifikuar, ndodhi që grupi u sulmua dhe kardinali, së bashku me të tjerët, duhej të shpëtonte veten”, thuhet në deklaratën për shtyp.

“Për herë të parë në jetën time nuk dija nëse do të shpëtoja dhe nuk dija ku të vrapoj, sepse nuk mjafton të vraposh. Ju duhet të dini edhe se ku të shkoni", tha kardinali për botimin.

Kardinali Krajewski dhe grupi i shpëtuan incidentit të padëmtuar dhe vazhdoi duke ngarkuar ndihmat në një autobus. Pas këtij incidenti më të fundit, kardinali Krajewski përsëriti besimin e tij se “ne mund të lutemi vetëm dhe të përsërisim: "Jezus, kam besim tek ti".

konrad krajewski ukraine lufta papa francesku

Sondazh

Poll