Bota

Miliona njerëz njoftohen të evakuohen para goditjes së tajfunit të fuqishëm Nanmadol

Rreth dy milionë njerëz në Japoninë jugperëndimore janë urdhëruar të evakuohen përpara një parashikimi të një tajfuni të fuqishëm që do të godasë rajonin të dielën, raporton NHK-World Japan. Tajfuni është një lloj i ciklonit tropikal, i cili është tipik për pjesën veriperëndimore të Oqeanit Paqësor.

18 Shtator 2022, 07:36 Nga s.s
Miliona njerëz njoftohen të evakuohen para goditjes së tajfunit
Dallgët përplasen në breg në qytetin Miyazaki

JAPONI- Rreth dy milionë njerëz në Japoninë jugperëndimore janë urdhëruar të evakuohen përpara një parashikimi të një tajfuni të fuqishëm që do të godasë rajonin të dielën, raporton NHK-World Japan. Tajfuni është një lloj i ciklonit tropikal, i cili është tipik për pjesën veriperëndimore të Oqeanit Paqësor.

Tajfuni parashikohet të godasë Kyushun jugor, një nga ishujt jugperëndimorë të Japonisë, veçanërisht brenda prefekturës Kagoshima, sipas NHK. “Zyrtarët e motit kanë lëshuar një paralajmërim urgjent për erëra të forta, dallgë të larta dhe një stuhi në prefekturën e Kagoshima”, raportoi NHK.

Sipas raportimit të NHK, banorët në 965 mijë familje janë urdhëruar të evakuohen nëpër qytetet bregdetare të Miyazaki, Kagoshima dhe Amakusa. Një alarm i nivelit të pestë, më i larti në shkallën e paralajmërimit të katastrofave të Japonisë, u lëshua për më shumë se 14 mijë njerëz në qytetin Nishinoomote në ishullin Kyushu, raporton BBC.

“Ekziston mundësia që të jetë shi i dendur rekord dhe do të shpallet një paralajmërim emergjent për shi të dendur”, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA).

Ndërsa NHK raportoi për rritjen e nivelit të ujit dhe erëra të forta të cilat mund të shembin shtëpi. "Kërkohet niveli më i lartë i vigjilencës për rritjen e nivelit të ujit dhe përmbytjet e lumenjve, fatkeqësitë e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjet e ultësirave dhe erëra të forta", raporton NHK.

Mediat e huaja raportojnë se të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 115 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ku deri më tani janë evakuuar të paktën 9 milionë njerëz në rajonet jugperëndimore të vendit dhe më shumë se 350 mijë shtëpi janë pa energji elektrike.

Ryuta Kurora, një zyrtar i JMA, paralajmëroi të shtunën se erërat e forta mund të shkaktojnë shembjen e shtëpive. Kurora u bëri thirrje banorëve të evakuohen përpara se të godasë stuhia për t'i shpëtuar rrezikut të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve. Japan Airlines dhe All Nippon Airways kanë anuluar tashmë të paktën 335 fluturime që ishin planifikuar të niseshin ose të mbërrinin në aeroportet në Japoni të dielën, sipas NHK. “Tajfuni Nanmadol është qartë i dukshëm në imazhet satelitore. Tajfuni është zhvilluar me shpejtësi që nga e premtja mbrëma”, raportoi NHK.

japoni dallge evakuohen banore

Sondazh

Poll