Bota

Putin nuk ftohet në funeralin e Mbretëreshës, Moska dënon ashpër vendimin: E pamoralshme!

Në funeral nuk janë ftuar as përfaqësues nga Siria, Venezuela, Afganistani, Bjellorusia dhe Mianmari.

18 Shtator 2022, 07:37 Nga A.B
Putin nuk ftohet në funeralin e Mbretëreshës, Moska dënon
Moska

RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka dënuar vendimin e Britanisë për të mos ftuar zyrtarët rusë për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës.

“Ne e shohim këtë përpjekje britanike për të përdorur tragjedinë kombëtare, e cila ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën, për qëllime gjeopolitike për të larë hesapet me vendin tonë... si thellësisht të pamoralshme”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova.

Marrëdhëniet diplomatike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë janë përkeqësuar që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Një zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin tha se lideri rus "nuk po e konsideronte" pjesëmarrjen në funeralin.

Në funeral nuk janë ftuar as përfaqësues nga Siria, Venezuela, Afganistani, Bjellorusia dhe Mianmari.

moska vladimir putin

Sondazh

Poll