Bota

Anija me grurë largohet nga porti i Ukrainës në Detin e Zi për në Etiopi

 Një anije mallrash që transportonte rreth 30 mijë ton grurë është larguar nga porti ukrainas Chornomorsk i Detit të Zi, me destinacion Etiopinë. Ikaria Angel është anija e tretë e ngarkuar nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) për të çuar grurë në vendin afrikan, i cili po përballet me një krizë ushqimore.

18 Shtator 2022, 07:47 Nga s.s
Anija me grurë largohet nga porti i Ukrainës në Detin e Zi
Ikaria Angel

UKRAINË- Një anije mallrash që transportonte rreth 30 mijë ton grurë është larguar nga porti ukrainas Chornomorsk i Detit të Zi, me destinacion Etiopinë.

Ikaria Angel është anija e tretë e ngarkuar nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) për të çuar grurë në vendin afrikan, i cili po përballet me një krizë ushqimore. Ministria e infrastrukturës e Ukrainës tha se planifikon të eksportojë edhe 190 mijë ton të tjerë, raporton news.sky.com

Eksportet e drithërave të vendit kanë rënë që nga fillimi i luftës, sepse portet e tij në Detin e Zi, e cila ishte rruga kryesore për dërgesat u mbyll, duke rritur çmimet globale të ushqimit dhe duke shkaktuar frikën e mungesave të grurit në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Tre porte të Detit të Zi u zhbllokuan në fund të korrikut sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit, të ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia.

lufta ukraine-rusi grure ukraine kiev moska deti i zi

Sondazh

Poll